Aksident në aksin Velipojë-Shkodër, tre persona të plagosur

22 Prill 2026 | 19:46

Në një tjetër aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure. Sipas raportimeve nga policia, aksidenti ka ndodhur në aksin Velipojë-Shkodrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur pasagjerët e e automjeteve, të cilët janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:05, në aksin rrugor “Velipojë–Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë pasagjeret në të dy automjetet, shtetaset F. A., A. Xh. dhe T. M., të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026

Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ështe regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës. Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth otës 21:15 në lagjen...
08:08 | 18/07/2026