Aksident në Fier| “BMW” përmbyset në kanal, çifti përfundojnë me urgjencë në spital

5 Prill 2024 | 11:18

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur “Ura e Bacinozit”.

Një automjet tip “BMW” pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Burimet paraprake bëjnë me dije se në automjet po udhëtontë një çift bashkëshortësh të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të diele shënohet dita e 29-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:47 | 28/06/2026

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026