English

Aksident në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar, shpëton për mrekulli vajza e tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 23-vjeçari shqiptar Edi Berisha ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

- Advertisement -

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në Nuvolerë.

Raportohet se Berisha po drejtonte një automjet tip Renault Clio, ku së bashku me të ishte dhe vajza e tij 1-vjeçare, e cila për fat të mirë i ka shpëtuar aksidentit.

Ajo menjëherë u dërgua në spital, ku dhe po merr ndihmë mjekësore.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, i riu shqiptar ka kaluar në korsinë e kundërt teksa po udhëtonte në drejtim të Salos. Në atë moment po vinte një kamion, ku dhe janë përplasur me njëri tjetrin.

Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur edhe shoferi i kamionit. Ndërkohë, autoritetet po merren me hetimin e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?