Aksident në Prishtinë, vdes një polic

15 Dhjetor 2025 | 12:00

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku i vdekur mbeti një zyrtar policor.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e  zyrtarit policor, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë para se të ndodh aksidenti.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, njoftoi Pllana

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, reagoi për herë të pari kërkesës së degëve të kësaj partie në Pejë dhe Lipjan si...
21:46 | 25/06/2026

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik

Dhomat e Specializuara në Hagë ende mbesin brenda afatit të fundit 20 korrik për shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në...
19:20 | 25/06/2026