Aksident tragjik në aksin Kullë-Manëz, humb jetën një 30-vjeçar

3 Mars 2025 | 20:31

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kullë-Manëz. Sipas burimeve nga vendngjarja, një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet tip Opel Corsa.

Viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, por me inicialet S.A., ishte rreth 30 vjeç dhe trupi i tij ndodhet aktualisht në morgun e spitalit rajonal të Durrësit.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026