Aksidenti hekurudhor në Spanjë, reagon Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me autoritetet nëse ka shqiptarë të prekur
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për familjarët që humbën të afërmit e tyre pas përplasjes së dy trenave pranë qytetit Adamuz.
Në një reagim zyrtar në rrjetet sociale, Ministria bën me dije gjithashtu se, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Madrid, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle për të verifikuar nëse ka shtetas shqiptarë të prekur.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë po ndjek me shqetësim të thellë aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Spanjën jugore, ku dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën pranë qytetit Adamuz, në provincën e Kordobës. Ministria shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre, si dhe me popullin dhe autoritetet spanjolle. Të plagosurve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Madrid, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle dhe po ndjek situatën për të verifikuar nëse ka shtetas shqiptarë të prekur. Strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ofruar asistencën e nevojshme”, thuhet në njoftim.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
ℹ️ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Madrid
📧 [email protected]
📞 +34 606 37 68 30
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës