Aksidenti në Vlorë përfundon tragjikisht, humb jetën 34-vjeçari (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Oshtimë të Vlorës, në aksin e vjetër rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, për shkak të përplasjes së fortë, një 34-vjeçar ka ndërruar jetë. Ndërkohë, nga pamjet duket se automjeti fillimisht është përplasur me barrierën mbrojtëse në krah të rrugës, ku për pasojë shoferi ka marrë plagë të rënda dhe ka gjetur vdekjen në spital.
“Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e së martës në aksin e vjetër nacional Vlorë–Fier, pranë zonës së Shamogjin prane fshatit Oshtime, humbet jeten 34 vjecari.
Një automjet tip “Ford”, me targa AA 668 LB, i drejtuar nga një 34-vjeçar Albano Hoxha ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa 34-vjeçari është dërguar fillikisht me urgjencë drejt spitalit, në gjendje shume të rëndë shëndetësore. Nga përplasja, automjeti ka pësuar dëme të shumta materiale. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.
Nderkohe Mesohet se 34 vjecari ka humbur jeten ne spital kjo edhe per shkak te plageve te renda”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh