Aksidenti tragjik në Greqi, momenti kur treni i pasagjerëve shpërthen në flakë
1 Mars 2023 |
12:32
Një tragjedi ka ndodhur në Greqi këtë të mërkurë. Nga videot shihet momenti kur treni i pasagjerëve shpërthen në flakë.
Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për 36 viktima, 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.
Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin