Aksidenti vdekjeprurës në stacionin e Novi Sad, paraburgim për ish-ministrat serbë
Gjykata e Lartë në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka lëshuar masë paraburgimi prej një muaji për 13 të dyshuarit për korrupsion në rastin e rindëritmit të stacionit hekurudhor në Novi Sad, dhe modernizimin e hekurudhës nga Novi Sadi deri në kufi me Hungarinë.
Në mesin e të arrestuarve që po mbahen në mbajtje janë ish-ministrat: Tomisllav Momiroviç dhe Goran Vesiç.
Vendimi për paraburgim nuk është përfundimtar, dhe avokatët e të dyshuarve mund ta apelojnë vendimin brenda tre ditëve, i ka thënë gjykata Radios Evropa e Lirë.
Ish-ministri i Ndërtimit, Tomisllav Momiroviç dhe 11 të dyshuar tjerë që janë marrë në pyetje, kanë mohuar çdo akuzë në lidhje me rastin e korrupsionit në projektin e rindërtimit të hekurudhës.
Goran Vesiç, i cili ka qenë ministër i Ndërtimit në kohën e rrëzimit të strehës në stacionin hekurudhor nuk është marrë në pyetje, sepse në dokumentet mjekësore që janë dorëzuar, është thënë se ai ka qenë për trajtim mjekësor në spital, ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit më 2 gusht.
Të gjithë të arrestuarit dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 115 milionë dollarësh në projektin për rindërtim dhe modernizim të linjës hekurudhore prej Novi Sadit deri te kufiri me Hungarinë.
Në mesin e të arrestuarve që janë në mbajtje përfshihen edhe ndihmësja e Goran Vesiçit në ministri, Anita Dimoski dhe ish-drejtori i “Infrastrukturës Hekurudhore të Serbisë”, Nebojsha Shurlan.
Katër muaj pas rindërtimit dhe hapjes zyrtare, në stacionin hekurudhor të Novi Sadit është rrëzuar streha duke lënë të vdekur 16 persona.
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht
- 21:58 Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
- 21:53 Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot