Aksidentohet kamioni me majmunë në Misisipi, dyshime se janë të infektuar (VIDEO)

29 Tetor 2025 | 10:10

Një aksident me kamion i regjistruar në Misisipi ka përhapur panik pasi shumë majmunë u liruan. Pas aksidentit u raportua se majmunët ishin të infektuar dhe të rrezikshme dhe të infektuara.

Aksidenti u regjistrua  të martën në mëngjes, rreth 75 milje në lindje të Jackson  Shoferi u tha oficerëve se kafshët ishin agresive dhe mbartnin hepatit C, herpes dhe koronavirus, duke i bërë ata të merrnin masa mbrojtëse.

Bazuar në këtë informacion, autoritetet paralajmëruan qytetarët të mos u afroheshin kafshëve dhe vazhduan me vrasjen e disa prej tyre , duke i konsideruar ato si një kërcënim për shëndetin publik.
Disa orë më vonë, doli që informacioni i shoferit ishte i pasaktë.

Sipas Universitetit Tulane majmunët nuk ishin bartës të ndonjë sëmundjeje infektive dhe i përkisnin një organizate kërkimore që bashkëpunon me Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Biologjike të universitetit.

Zyrtarët e qarkut kanë lëshuar një apel të ri për banorët që të qëndrojnë larg kafshëve , ndërsa një ekip specialistësh është në vendngjarje për të mbledhur kafshët e ngordhura dhe për të identifikuar ato që kanë ikur.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026