Aksidentoi 11-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 53-vjeçari

Foto ilustruese
2 Shkurt 2023 | 15:09

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 53-vjeçar i cili pasi ka aksidentuar me automjetin e tij një të mitur u largua nga vendngjarja.

“Rreth orës 13:45, në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, shtetasi A. S., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjëhershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale”, tha policia.

11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Irlandën për marrjen e Presidencës së radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar fokusin e saj te...
12:16 | 01/07/2026

RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)

Ministria e Brendshme ka publikuar në X një video që tregon zhvillimin e një simulimi të një rasti pengmarrjeje në një qendër tregtare, ku forcat...
12:14 | 01/07/2026

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë

Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar radhë dhe pritje të gjata...
12:07 | 01/07/2026