Aksidentoi për vdekje të këmbësoren në Elbasan, arrestohet 31-vjeçari

28 Dhjetor 2025 | 17:45

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit, një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka përplasur një këmbësore 64-vjeçare.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur automjeti që drejtohej nga i riu ka goditur shtetasen, e cila për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend.

31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026