Aksion policie në Maliq, arrestohen 4 persona për baste sportive

29 Dhjetor 2023 | 09:01

Një aksion i mbrëmjes së djeshme nga komisariati i Maliqit ka rezultuar me arrestimin  e 4 të rinjve dhe procedimin e një shtetasi tjetër. Sipas informacioneve, policia ka ushtruar kontroll në një lokal ‘play station’, i cili shfrytëzohej për baste sportive.

Nga kontrollet e kryera, 4 të rinjtë në telefonat e tyre ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit duke vendosur skedina. Ata u arrestuan, ndërsa pronari i lokalit do të procedohet në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar telefonat dhe materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme. Ky nuk është rasti i vetëm në Maliq, pasi disa aksione rradhazi kanë rezultuar me arrestime të të rinjve lidhur me këtë veprimtari bastesh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026