Aksioni i SPAK për Call Centerin në Tiranë, arrestohet italiani! Tentoi t’i ikte policisë

16 Shkurt 2026 | 19:45

Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë i kërkuar nga SPAK, lidhur me Call Center që u godit disa ditë më parë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Është arrestuar italian Cosimo Notaristefano.

Ai është kapur në tentativë për të dalë nga Durrësi nëpërmjet portit. Në fillim të janarit u arrestuan 8 persona, ndërsa vijojnë në kërkim, tre persona.

Gjatë operacionit të SPAK dhe BKH të zhvilluar më 17 janar u arrestuan në flagrancë 6 persona me inicialet R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M., R.P. dhe O.K., ndërsa për K.K., H.XH. dhe për tre shtetas të tjerë u lëshuan urdhra ndalimi, pasi dyshohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Operacioni u organizua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë fundjavës, duke goditur një grup kriminal që mashtronte qytetarë italianë dhe europianë përmes call center-ave, duke u paraqitur si kompani për investime në kriptomonedha.

Hetimi nisi pas paraqitjes së provave nga gazetarët italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët kishin infiltruar një punonjës në call center dhe dorëzuan materialet përkatëse te agjentët e BKH.

Sipas SPAK, Qendra e Thirrjeve monitorohej jo vetëm nga sistemi i sigurisë, por edhe nga persona civilë të angazhuar për vëzhgim, të cilët dyshuan për veprimtari të dyshimtë.

Pas njoftimit të mundësisë së ndërhyrjes nga autoritetet, në orët e para të mëngjesit të 16 janarit, u ndërmor largimi i pajisjeve dhe boshatisja e ambienteve përpara aksionit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë ushtruar kontrolle në 28 ambiente, ku janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, dokumente, sisteme monitorimi, servera, automjete luksoze dhe të tjera të përdorura nga autorët e dyshuar, përfshirë një Ferrari që dyshohet të përkiste organizatorëve të aktivitetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026