Aksioni i Tatimeve në ndërtim, Malaj: Objektiv, formalizimi në sektorët kyç të ekonomisë
Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe drejtori i përgjithshëm i Tatimeve Ilir Binaj kanë mbajtur një konferencë për shtyp më lidhje me zbatimin e Planit Sektorial të Ndërtimit dhe rezultatet e deritanishme.
Në fjalën e tij ministri Malaj theksoi se nisma e ndërmarrë mbi të dhënat e grumbulluara nga administrata tatimore synon ndërgjegjësimin e subjekteve të sektorëve kyç kundër informalitetit në paga.
Malaj u shpreh se pjesë e objektivave është rritja e formalizimit në sektorë kyç të ekonomisë me risk të lartë siç janë turizmi dhe ndërtimi.
“Në agjencitë imobiliare janë evidentuar shkelje të rënda: mungesë transparence të çmimeve, mosdeklarim i pagave, si dhe moslëshim i faturave tatimore. Objektivat e administratës fokusohen në formalizimin e tregut të punës, deklarimit të pagave, dhe deklarimit të xhirove që realizojnë në sektorin e ndërtimit. Administrata tatimore në nëntor 2025 ndërmori nismën kundër informalitetit. Mbi 13 mijë sms ndërgjegjësuese u janë dërguar subjekte që operojnë në sektorin e ndërtimit.
Kemi rritje të numrit të punonjësve që paguhen midis fashave 700-1000 euro. Rritje të punonjësve që paguhen mbi 120 mijë lekë. Por, ka ende subjekte që nuk kanë reaguar nga sms që ka dërguar administrata tatimore dhe do jenë subjekt kontrolli”, tha ministri Malaj.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta