Aktakuza e ndryshuar ndaj Thaçit në Hagë, reagojnë shoqatat e dala nga lufta

17 Prill 2025 | 16:15

Shoqatat e dala nga lufta, OVL UÇK, SHIL UÇK dhe SHFD UÇK kanë reaguar ndaj dorëzimit të një aktakuze të ndryshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, ku pretendohet për një formë të re të përgjegjësisë penale, për “shtytje” në pengimin e personave zyrtarë.

“Ky veprim dëshmon qartë vazhdimin e një qasjeje të padrejtë dhe të njëanshme ndaj figurave kryesore të luftës çlirimtare dhe shtet-formuese të Kosovës. Përfshirja e Thaçit në një çështje që nuk ka asnjë lidhje me akuzat e mëparshme për të cilat po mbahet në paraburgim, është tregues se synimi nuk është drejtësia, por zgjatja e procesit dhe njollosja e qëllimshme e figurave që përfaqësojnë simbolin e rezistencës dhe lirisë së popullit tonë,” thuhet në reagim.

Shoqatat e dala nga lufta përkujtojnë se Gjykata Speciale që nga themelimi i saj, ka funksionuar si një mekanizëm politik, i cili nuk ka për qëllim ndarjen e drejtësisë, por selektimin e saj.

“Kjo gjykatë është shndërruar në një instrument të padrejtësisë ndërkombëtare, ku veprimet e saj janë shpesh të motivuara politikisht dhe në kundërshtim me parimet themelore të së drejtës penale. Është e papranueshme që në emër të drejtësisë të përdoren metoda që duken më shumë si mjete presioni sesa si standarde ligjore të një gjykate ndërkombëtare. Tentimi për ta ngarkuar Thaçin me përgjegjësi për vizita të lejuara nga vetë autoritetet, gjatë kohës sa ishte në paraburgim, është i pabazë dhe politikisht i motivuar.”

Shoqatat e dala nga lufta u bëjnë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të reflektojnë mbi qasjen selektive të Gjykatës Speciale dhe të ndalojnë një proces që po përdoret për të rishkruar historinë dhe për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së.

Në çështjen gjyqësore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazlizt dhe Hajredin Kuçit, Zyra e Prokurorit të Specializuar, e ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar. Ndryshimet janë bërë në paragrafin 43 dhe 46 përkatësisht pikat e akuzës 1, 2 dhe 3.

Në dokumentin e publikuar thuhet se më 14 prill 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot ka ndryshuar vendimin e saj të mëparshëm për konfirmimin e aktakuzës, kështu duke konfirmuar formën e përgjegjësisë penale për Thaçin që ka të bëjë për shtytje në kryerjen e veprës penale të “Pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit për konfirmimin e aktakuzës, ku është shtuar një formë e përgjegjësisë penale ndaj Thaçit në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në DHSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga. Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024. Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt më 9 dhjetor.

Ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës, ndërsa Kuçi ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026