Aktivistët i drejtojnë dy pyetje të vështira Ulsi Manjës dhe Ivi Kasos

9 Prill 2021 | 21:22

Gjatë emisionit “Rinvote”, aktivisti Mario Këputa duke iu referuar një raporti ndërkombëtar që e rendiste Shqipërinë në vendin e 13-të si më e korruptuara në të gjithë botën dhe e 78 më e varfër, duke kaluar vetëm Kosovën në Evropë, pyeti kandidatin e PS, Ulsi Manja se pas 8 vite qeverisje të Partisë Socialiste çfarë nuk ka funksionuar me reformat.

“Në këto 8 vite janë ndërmarrë reforma që nuk më mjafton 1 minutë kohë, aq më tepër kur dihet problematika e mandatin tonë të dytë që ishin luftë për pasojat e tërmetit, luftë me pandemisë dhe një  opozitë refraktare, me gurë, baltë dhe djegie të institucionet”, tha Ulsi Manja.

“Por, lufta me  korrupsionin dhe lufta me varfërinë besoj do të jenë fokusi i çdo qeverie në Shqipëri, ne jemi vend i vogël. Kemi bërë përparim në uljen e papunësisë dhe luftimin e përditshme me korrupsionit, por kjo besoj se nuk mbaron sot këtu’, deklaroi kandidati i PS.

Nga ana tjetër aktivistja Silvana Rusi pyeti kandidatin e PD, Ivi Kaso se si do të kalojë në filtrim koncesionet dhe në një kohë të mos bëjë që Shqipëria të humbë gjyqe në arbitrazh dhe cilësohet si vend që nuk ka garanci investimi.

“Ne kemi deklaruar që do t’i rishikojmë të gjitha kontratat korruptive në këto 8 vjet duke filluar nga më e rënda për buxhetin e shtetit duke kaluar deri tek ajo më e fundit për nga rëndësia. Këtë nuk do ta bëjmë të vetëm, por sipas modeleve të ekzistojnë në botë. Kemi thënë se do ta bëjmë me një partner ndërkombëtar të besueshëm që ka reputacionin dhe objektivitetin për të mos na lënë neve, qeverinë e PD dhe aleatë për të abuzuar me pushtetin dhe krijuar fatura false nga financiare vendit të nisura nga ideja e revanshit”, tha ai.

“Këtë e garantojnë praktika që sot ekzistojnë në botë dhe modele që janë të ngjashme me ligjin tonë antimafia që kemi thënë se së bashku me partnerët do ta pasurojmë duke futur në të trajtimin e aseve të përfituara nga raste korruptive të provuara duke u bërë një trajtim të barasvlershëm me aset e përfituara nga krimi i organizuar”, deklaroi Ivi Kaso.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë

Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha për “RinVote” në Euronews Albania se nëse Partia Demokratike do të kishte qeverisur bashkinë...
17:56 | 11/05/2023

Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime

Aldo Merkoçi i ftuar në “Rinvote” tha se karta e studentëve ofron mbi 200 shërbime nga biznese të ndryshme. I pyetur në rast se i ...
17:24 | 11/05/2023

Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju

Kandiati për këshillin bashkiak i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kukës, Halit Muçmata dhe nënkryetari i këshillit bashkiak Granit Gjana ishin këtë të premte të ftuar...
20:00 | 21/04/2023