Aktivisti shqiptar largohet nga Izraeli me avion drejt Turqisë
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Shqiptari Baki Goxhaj është nisur drejt Turqisë me një nga avionët e vënë në dispozicion nga qeveria turke për transportimin e aktivistëve të ndaluar nga Izraeli. Sipas burimeve nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, mësohet se ai është rrugës drejt Stambollit, ku do të pritet nga konsulli shqiptar dhe më pas do të përcillet për në Shqipëri.
Turqia u përfshi në operacione speciale për rikthimin e aktivistëve humanitarë të flotës “Sumud”, të cilët prej 48 orësh mbaheshin në Izrael, pasi u ndaluan rreth 450 kilometra larg brigjeve të Gazës të hënën, teksa po transportonin ndihma humanitare.
Tre avionë të vënë në dispozicion nga shteti turk morën nga aeroporti Ramon në Izrael qindra aktivistë dhe po i transportojnë drejt Turqisë.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, i cili deklaroi se operacionet u ndërmorën pas asaj që ai e cilësoi si një ndërhyrje të paligjshme të Izraelit ndaj Flotiljes Globale të Lirisë.
“Si pasojë e ndërhyrjes së paligjshme ndaj Flotës Globale ‘Sumud’, po punojmë së bashku me të gjitha institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë që po mbahen dhe kthimin e tyre të sigurt në vend. Me fluturimet e posaçme që do të organizohen sot, planifikojmë të sjellim në Turqi qytetarët tanë, si edhe aktivistë nga vende të treta. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë dhe të përmbushim përgjegjësinë tonë humanitare ndaj civilëve në Gaza, ndërsa do të vijojmë me vendosmëri mbështetjen për popullin palestinez”, shkroi ai.
Izraeli ndaloi mbi 40 anije të hënën në ujërat ndërkombëtare pranë Qipros dhe arrestoi të paktën 430 aktivistë që ndodheshin në bord ndërsa mes tyre ishte edhe aktivisti shqiptar Baki Goxhaj.
Ndalimi i aktivistëve të flotës humanitare “Sumud” shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare, sidomos pas publikimit të pamjeve nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ku shfaqeshin aktivistët e ndaluar.
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s