Valë e re sulmesh në Emiratet e Bashkuara, Irani lëshon raketa dhe dronë
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se mbrojtja ajrore e tyre po përballet sërish me një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë që vijnë nga Irani, duke rritur tensionet në rajon dhe duke vënë në pikëpyetje stabilitetin e armëpushimit të brishtë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktive dhe po ndërhyjnë për të neutralizuar kërcënimet. Sipas njoftimit, shpërthimet e dëgjuara në zona të ndryshme të vendit janë rezultat i kapjes së raketave balistike, raketave lundruese dhe dronëve nga sistemet mbrojtëse. Autoritetet theksuan se mbrojtja ajrore është “duke u angazhuar në mënyrë aktive” për të përballuar sulmet.
Ky zhvillim i fundit vjen vetëm një ditë pasi Irani kreu sulme ndaj këtij aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, duke goditur një strukturë të madhe nafte dhe duke lënë të plagosur tre shtetas indianë. Situata ka shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.
Ndërkohë, pavarësisht tensioneve dhe veprimeve të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar më herët se Uashingtoni nuk e konsideron armëpushimin si të përfunduar.
Në zhvillimin më të fundit, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve njoftoi se armët kundërajrore janë vendosur sërish dhe janë në veprim për t’iu përgjigjur sulmeve të reja me raketa dhe mjete ajrore pa pilot nga Irani, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar dhe në zhvillim të vazhdueshëm.
Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara
Vrasja e ish-ministres Ann Widdecombe, policia britanike liron të dyshuarin 26-vjeçar
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
- 14:30 Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara
- 14:21 Vrasja e ish-ministres Ann Widdecombe, policia britanike liron të dyshuarin 26-vjeçar
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
- 14:10 Tajfuni Bavi, evakuohen 600,000 persona në Kinë
- 14:04 Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
- 13:54 Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës