Aktorët i japin fund grevës, sindikata dhe studiot e Hollywood ratifikojnë kontratën

6 Dhjetor 2023 | 16:48

Sindikata e aktorëve amerikanë “Sag-Aftra” ka ratifikuar kontratën me studiot e Hollivudit, një muaj pasi u ra dakord për një marrëveshjeje dypalëshe.

Edhe pse aktorët janë kthyer në punë, ratifikimi i jep fund zyrtarisht grevës që filloi më 14 korrik. Sindikata ka deklaruar se 78 % e anëtarëve votuan në favor të kontratës shumëvjeçare.

Aktorët fituan 1 miliard dollarë në formë kompensimesh dhe përfitimesh, si dhe mbrojtje nga përdorimi i inteligjencës artificiale.

“Kjo është një epokë e artë për sindikatën tonë, e cila nuk ka qenë kurrë më e fuqishme se kaq”, ka deklaruar kryetari i “Sag-Aftra”, Fran Drescher.

Aleanca e Filmave dhe Prodhimeve Televizive, që përfaqëson studiot kinematografike përfshirë “Netflix” dhe “Walt Disney”, deklaroi se të gjithë do të mund të rikthehen në vendet e punës, tani që kontrata u ratifikua.

Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mes sindikatës dhe studiove të Hollivudit u kurorëzuan në nëntor, me një akord që i dha fund grevës 118-ditore që kishte paralizuar industrinë e argëtimit dhe bllokuar transmetimin e filmave dhe serialeve televizive.

Ujdia e arritur përfshin mes të tjerash: Një rritje të menjëhershme prej 11% të pagave për aktorët dytësorë; si dhe një bonus prej 40 milionë dollarësh për aktorët që punojnë në seriale apo filma të transmetuar nga platformat online, që më pas rezultojnë të suksesshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026

Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (Pasdaran) deklaroi se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në atë që e cilësoi si një operacion...
17:49 | 17/07/2026

Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA

Shtatë punonjës amerikanë që ishin në Kongo për të luftuar shpërthimin e Ebolës po karantinohen në një strukturë të re izolimi në Kenia, pasi qeveria amerikane vendosi...
17:26 | 17/07/2026