Aktori Gerard Depardieu sulmon fizikisht paparacin e njohur italian në Romë
Vetëm pak javë pasi u përball me akuzat për sulm seksual, aktori francez Gerard Depardieu dyshohet se ka sulmuar paparacin e njohur italian Rino Barilari përpara një kafene-bari të njohur në Romë, raportojnë mediat sot.
Depardieu, 75 vjeç, thuhet se ka darkuar me dy gra në kopshtin e Bar Harry’s në Via Vittorio Veneto të Romës të martën kur Barilari, 79 vjeç, filloi t’i fotografonte ato, raporton Neë York Post.
Gianni Riota, një kolumnist për të përditshmen e Romës Repubblica, i cili ishte i pranishëm kur ndodhi incidenti, pohon se Barilarit iu kërkua vazhdimisht të ndalonte së fotografuari.
Teksa fotografi i famshëm po dilte nga lokali, Magda Vavrusova, një nga gratë e ulur me yllin e filmit francez, dyshohet se ndoqi Barilarin në rrugë, duke i bërtitur dhe Depardieu ndërhyri dhe filloi ta grushtonte.
“Ishte shumë gjak”, tha Riota për mediat.
Avokatja e Magda Vavrusova, Delphine Maye, tha se Barilari kishte “shtyrë dhunshëm” klienten e saj përpara sulmit të Depardieu, duke i prekur gjoksin me dorën e tij.
Sipas saj, Depardieu ka tentuar ta mbrojë dhe më pas ka goditur fotografin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë