Akuzat për ish-krerët e UÇK-së, Aldo Bumçi: Ngritja e akuzave në bllok është shumë e rëndë
Konfirmimi i akuzave nga “Specialja” për ish-drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shqetësuar çdo shqiptar. Konfirmimi i këtyre akuzave detyroi z. Thaçi të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës dhe të nisej drejt Hagës për të provuar pafajësinë e tij mbi akuzat për “krime lufte”.
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi komentoi këto zhvillme në Euronews Albania. Ai tha se ngritja e akuzave në bllok për emrat kryesorë të ish-UÇK-së të krijon përshtypjen se e gjithë kjo panoramë ka për qëllim njollosjen e përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.
“Është një ngjarje e rënë, jashtëzakonisht e rëndë, Ngritja e akuzës për Thaçin, kreun e PDK Kadri, Veselin, ish-kryetarin e Kuvendit Jakun Kransiqin, për deputetin e VV Rexhep Selimin dhe ish-ushtarë të UÇK, e ngritur në bllok është shumë e rëndë. Këto institucione janë ngritur për të ngritur akuza dhe kjo pritej. Nuk pritej ngritja në bllok e akuzave. Të gjitha figurat, por edhe drejtuesit e UÇK në asnjë moment nuk kanë penguar organet e drejtësisë. Ngritja e akuzave në bllok është shumë e rëndë.Ngritja e akuzave lë shije që do sikur do të njollosësh një lëvizje të tërë. Akuzat janë individuale. Kjo të krijon dyshimin se do të njolloset e gjithë UÇK”, tha ai.
Ai shtoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtarë e Kosovës ka qenë një luftë e drejtë kundër një regjimi, i cili sipas tij, synonte të kryente spastrim etnik mbi popullsinë civile shqiptare.
“UÇK-ja u krijua për të mbrojtur një popull nga një gjenocid dhe spastrim etnik. Ishte një luftë e drejtë, dhe kjo nuk diskutohet, sepse NATO dhe SHBA nuk do të ndërhynin nëse nuk do kishte spastrim etnik të popullsisë shqiptare të Kosovës. Nuk ka dyshime për luftën e drejtë të Kosovës. Ngritja e akuzave në këtë formë, tregon përpjeke për të hedhur baltë mbi luftën e popullit shqiptar të Kosovës për të shpëtuar nga ai gjenocid”, shtoi ai.
Mes tjerash ai tha se partitë politike në Kosovë, pa asnjë dallim, duhet të formojnë një unitet të plotë në ruajtjen e interesit kombëtar.
“Krizë institucionale dhe kushtetuese jo, por që kjo është një ngjarje e rëndë, dhe të gjitha forcat politike duhet të ulen për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët për të ruajtur interesat e Kosovës. Ka qeveri, por ka edhe opozitë. Duhet të jenë të unifikuara”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Ish-drejtuesit e UÇK-së Thaçi, Veseli dhe Selimi nisen drejt Hagës për t’u përballur me drejtësinë
Presidenti Thaçi jep dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja
Vjosa Osmani merr zyrtarisht postin e ushtrueses së detyrës së presidentes
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran