Akuzohet për shkelje në tendera, ish-kryebashkiakja nuk paraqitet në GJKKO

13 Mars 2024 | 13:24

Prefektja e qarkut Fier, Rajmonda Balili, nuku paraqit këtë të mërkurë në seancën në Gjykatën e Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë “Pezullim nga detyra” për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim”, në dy raste, dhe “Falsifikim dokumantesh” në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakes së Patosit.

Burime konfirmojnë se Balili ndodhet jashtë vendit dhe nuk mund të marrë pjesë në seancë ku pritet të caktohet një datë tjetër për zyrtaren. Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste po hetohet nga SPAK pasi gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë “Genti 001′ fituese para se të zhvillohej tenderi, duke kryer kështu shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos.

Seanca vijon për pjesën tjetër të personave nën hetim, përkatësisht:

2- Shkelqim Beqiri-  Aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos. Në hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

3-  Anisa Petani – Ish Nënkryetare e Bashkisë Patos, aktualisht i punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier. Në hetim në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave në bashkinë e Patosit

Masat e sigurisë:

4- Eneriada Rizai nën hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

5- Bora Murati – Me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos

6- Vangjel Nushi – me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos

7- Arben Manoku – Me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026