Akuzohet për sulme seksuale, anëtari i Rammstein, nën hetim nga policia gjermane
Policia gjermane ka hapur një hetim mbi akuzat për sulm seksual kundër Till Lindemann, anëtari i grupit metal Rammstein. Një numër grash kanë pretenduar se janë rekrutuar për seks në koncerte.
Një fanse, Shelby Lynn, nga Irlanda Veriore, tha për BBC se dyshonte se i kishin hedhur diçka në pije., duke iu referuar drograve të seksit.
Lindemann, 60 vjeç, i ka mohuar akuzat, ndërsa avokatët e tij i quajtën pretendimet “të gjitha të pavërteta”.
Në një deklaratë, një zëdhënëse e zyrës së prokurorisë publike të Berlinit tha:
“Ndaj Till Lindemann kanë filluar procedurat paraprake mbi akuzat në lidhje me veprat seksuale dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike”.
Prokurorët hapën hetimet me iniciativën e tyre, si dhe “në bazë të disa ankesave penale të paraqitura nga palë të treta”, duke iu referuar njerëzve që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në incidentet e supozuara, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Zonja Lynn e cila është 24 vjeçe fillimisht postoi llogarinë e saj në mediat sociale muajin e kaluar dhe më vonë i tha BBC-së se ekzistonte një sistem i organizuar për të përfshirë vajza në aktivitete të padëshiruara seksuale. Ajo tha se u fut në një dhomë të vogël në një shfaqje në Lituani, por u largua kur z. Lindemann mbërriti pasi dyshoi te ai.
Akuzat e saj shkaktuan një valë akuzash të tjera për sjellje të pahijshme seksuale, me disa vajza të tjera si Lynn duke dyshuar se ata ishin të para-zgjedhur në mediat sociale nga një grua ruse, që besohet e i rekrutonte të rejat për Lindemann-in, i cili i ftonte ato nëpër festa para dhe pas shfaqjes.
Një zëdhënës i grupit i tha BBC-së se po kryente një hetim të brendshëm mbi pretendimet dhe po intervistonte stafin dhe ekuipazhin si pjesë e hetimit.
Grupi gjerman industrial metal, i formuar në vitin 1993 dhe i njohur për shfaqjet e tyre teatrale dhe tekstet e diskutueshme, ka arritur në tre të parat në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar me dy albumet e tyre të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe