Akuzohet si “agjent i huaj”, Rusia fut në burg studiuesin francez
Një gjykatë në Moskë ka dënuar një studiues francez me tre vjet për shkeljen e ligjit të diskutueshëm të Rusisë për regjistrimin si “agjent i huaj”.
Laurent Vinatier, i cili punonte për një OJQ të ndërmjetësimit të konfliktit me bazë në Zvicër, u arrestua në qershor ndërsa mblidhte atë që prokurorët thonë se ishte informacion mbi ushtrinë ruse.
Duke folur në sallën e gjyqit në rusisht, Vinatier kërkoi falje, duke thënë se nuk ishte në dijeni se duhej të ishte regjistruar. 48-vjeçari, i cili më herët kishte pranuar fajin, recitoi një varg të poetit rus Aleksandër Pushkin.
Një lutje e ekipit mbrojtës të Vinatier që ai të gjobitej në vend që të përballej me një dënim me burg u hodh poshtë nga kryetari i trupit gjykues. Ekipi tha se ai do të apelonte.
Franca nuk e ka komentuar publikisht vendimin e gjykatës së Moskës. Presidenti Emmanuel Macron kishte kërkuar më herët lirimin e Vinatier.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit