Bie qeveria e koalicionit në Islandë, kryeministri shpall zgjedhjet e parakohshme
Kryeministri islandez Bjarni Benediktsson ka shpërndarë qeverinë e koalicionit tre-partiak të vendit dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme që do të mbahen në nëntor.
Në një konferencë për shtyp të dielën, Benediktsson tha se problemet ishin rritur brenda koalicionit 3-partiak për çështjet që lidhen me politikën e jashtme, azilkërkuesit dhe energjinë.
Koalicioni përbëhej nga Partia e Pavarësisë së krahut të djathtë, Lëvizja e Majtë-Gjelbër dhe Partia Progresive e qendrës së djathtë.
Kryeministri tha se do të takohet me presidenten islandeze Halla Tomasdottir të hënën për të diskutuar shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhjet parlamentare, të cilat duhet të zhvillohen brenda 45 ditëve.
Kryeministri, i cili tashmë ka thënë se ka mbështetje të fortë nga partia e tij për të dalë në zgjedhjet e nëntorit, është një nga politikanët më me përvojë të Islandës.
Më parë ai ka shërbyer si ministër i financave dhe ministër i jashtëm.
Benediktsson mori postin në prill pasi Katrin Jakobsdottir e Lëvizjes së Majtë-Gjelbër dha dorëheqjen për të kandiduar për presidencën.
Një sondazh i Gallup më 1 tetor zbuloi se koalicioni kishte mbështetjen e vetëm një të katërtës së votuesve, 24.6 përqind, rezultati më i ulët që Gallup ka regjistruar për një qeveri islandeze në 30 vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit