Al-Ittihad në çerekfinale të Ligës së Kampionëve Aziatike, shkëlqen Mario Mitaj me paraqitje vendimtare

15 Prill 2026 | 14:54

Al-Ittihad i mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, Al-Ittihad, ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve Aziatike, pasi mposhti 1-0 pas 120 minutash Al Wahda, në një sfidë të vendosur vetëm në minutat shtesë.

Goli i vetëm i takimit erdhi nga pika e penalltisë, pas minutës së 120-të, në një moment vendimtar kur ishin akorduar edhe 10 minuta shtesë loje, duke vulosur kualifikimin e skuadrës saudite.

Një nga më të spikaturit në këtë përballje ishte mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj, i cili u vlerësua me notën e lartë 7.7. Më lart se ai në vlerësim u rendit vetëm autori i golit, braziliani Fabinho.

Mitaj zhvilloi një ndeshje të plotë, duke luajtur deri në fund të 120 minutave, një rast i rrallë për të në këtë sezon, pas periudhës kur nuk ishte preferuar rregullisht nga trajneri Sérgio Conceição te Al-Ittihad.

Megjithatë, mbrojtësi shqiptar tregoi formë të mirë, duke spikatur në daljet nga prapavija dhe në organizimin e kundërsulmeve me pasime të sakta nga thellësia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku, ka mungesa

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Botës, Franca – Maroku, që nis në orën 22:00 dhe luhet në “Boston...
21:45 | 09/07/2026

Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës

Mbrojtësi i Anglisë, Jarell Quansah u pezullua me dy ndeshje të enjten për shkak të kartonit të kuq kundër Meksikës në raundin e 16-të të Kupës...
20:58 | 09/07/2026

U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë

Christian Pulisic, pësoi frakturë në këmbën e djathtë gjatë humbjes së amerikanëve ndaj Belgjikës në Kupën e Botës dhe do të mungojë për disa javë. Pulisic ka...
20:42 | 09/07/2026