Alabbar tregon kur nis ndërtimi i portit turistik të Durrësit, 5 ngjarjet

11 Gusht 2022 | 15:45
  • Mohamed Alabbar: Brenda 3 muajve nis ndërtimi i portit turistik të Durrësit

Ndërtimi mund të nisë për 2 muaj ose 3 maksimumi. Kjo ishte deklarata e themeluesit të “Emaar Properties” Mohamed Alabbar për Euroneës Albania.

Ai tha se gjatë punës po përmirësojnë vazhdimisht detaje dhe për këtë arsye kostoja fillestare e projektit që parashikohej në 2 miliardë dollarë ose euro mund të rritet.

Sipas Alabbar porti turistik i Durrësit do të ofrojë mundësi argëtimi dhe do të ketë hapësirë për çdo kërkesë të klientëve.

Lexoni me shume: Mohamed Alabbar: Brenda 3 muajve nis ndërtimi i portit turistik të Durrësit

  • Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, thotë Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk beson se takimi me delegacionin e Kosovës më 18 gusht në Bruksel do të ketë sukses.

Sipas tij, Prishtina po përdor situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë.

Vuçiç u shpreh se është gënjeshtër ajo që thuhet se Beogradi dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, por është Prishtina që e do diçka të tillë, shkruan Euronews Serbia.

Lexoni me shume: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, thotë Vuçiç

  • Meta: Në shtator do punojmë për krijimin e një qeverie teknike
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se në muajin shtator, kur dhe fillon sesioni i ri parlamentar, kjo forcë politike do të punojë për krijimin e një qeverie teknike.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se duhet t’i dilet për zot çështjes së negociatave, pasi sipas tij, me qeverinë aktuale nuk mund të ketë hapa para në këtë proces.

Lexoni me shume: Në shtator do punojmë për krijimin e një qeverie teknike

  • Në kërkim nga SPAK, familjarët denoncojnë zhdukjen e Ervis Martinajt
Ervis Martinaj

Familjarët e Ervis Martinajt, një nga të shumëkërkuarit e policisë dhe Strukturës së Posaçme (SPAK) kanë denoncuar në polici se kane humbur kontaktet prej disa ditësh me të.

Martinaj është shpallur në kerkim nga SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit pasi akuzohet se ka ofruar deri në 500 mije euro për ekzekutimin e Endrit Dokles.

Lexoni me shume: Në kërkim nga SPAK, familjarët denoncojnë zhdukjen e Ervis Martinajt

  • Kurti: Serbia mund të na sulmojë, por ne jemi gati

“Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i situatës me minoritetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur.”

Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Lexoni me shume: Kurti: Serbia mund të na sulmojë, por ne jemi gati

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026