Alarmi nga separatistët, qindra banorë largohen drejt Rusisë Jugore
Qindra banorë të Donetsk, qytet i Ukrainës Lindore i kontrolluar nga rebelët pro rusë vazhdojnë të ikin drejt Rusisë Jugore.
Largimi vjen pasi udhëheqësit separatistë urdhëruan gratë dhe fëmijët të evakuoheshin në Rusinë jugore, sepse sipas tyre kërcënimi i një konflikti ishte i afërt.
Burrat nga 18 deri në 55 vjeç dhe pa pasaportë ruse u kërkohet të qëndrojnë për shërbimet e ushtrisë.
Qytetarët qëndrojnë në radhë ne stacionin hekurudhor të Donetskut për të marrë trenin e largimit.
Tatyana, nga distrikti Oktyabrski në Donetsk, e cila ka pësuar shkatërrime masive gjatë luftimeve në 2014-2015, shprehet se është e frikësuar dhe dëshiron të largohet sepse nuk dëshiron të futet në të njëjtën situatë kur shtëpia e saj u prek nga granatimet.
Anastasiya, nënë e dy fëmijëve, ka frikë për fëmijët e saj.
“Autoritetet na thanë të largoheshim dhe ne i dëgjojmë ata” thotë ajo .
“Kam ardhur të largoj familjen time, gruan që është shtatzënë, vëllezërit, motrat më të vogla, mamin dhe gjyshen. Nuk e di se ku do të evakuohen, por të paktën do të jenë të sigurt.”
Dje pati një sulm me granata pranë shtëpisë sonë. Ka pasur shpërthime më parë, por jo aq të mëdha sa ky. Na thanë se Rusia do të na ndihmonte, kështu që nëse shkojmë atje të paktën nuk kemi nevojë të dëgjojmë zhurmat dhe fëmijët nuk do të tremben.

Ndërsa evakuimi vazhdon, disa janë optimistë dhe zgjedhin të qëndrojnë. Që nga viti 2014, shkëmbimet e zjarreve dhe incidentet kanë qenë të zakonshme dhe banorët vendas janë mësuar me to.
Megjithatë, tensionet po rriten këto ditë, duke detyruar shumë prej tyre të largohen për siguri. Autoritetet separatiste njoftuan planet për të evakuuar rreth 700,000 njerëz, duke përmendur frikën e një sulmi të afërt nga forcat ukrainase – një akuzë që Kievi e mohoi kategorikisht.
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës