Albin Kurti: Dialogu po i përshtatet kërkesave të Serbisë, vjen pas takimit Vuçiç-Putin
Ish-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se, në takimin për dialog mes Serbisë dhe Kosovës që pritet të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, po i përshtatet kërkesave të Beogradit. Madje ai thekson se takimi do të mbahet pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi dhe pas takimit Vuçiç-Putin në Moskë.
“Rifillimi i dialogut po i përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Data 27 qershor e takimit është aty sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiç shkon në Moskë për t’u takuar me Putinin”, thotë ish-kryeministri i Kosovës.
Sipas, kreut të VV-së në Shtëpinë e Bardhë do të serviret marrëveshje, por që sipas tij kjo gjë do të jetë e dëmshme dhe e papranueshme për Kosovën. Kjo është arsyeja thotë Kurti që një marrëveshje e tillë mbështetet nga politikanë që nuk kanë më mbështetje në popull.
“Në fakt, më parë se dialog si proces, kjo duket si takim njëditor ku servohen marrëveshjet. Qasja e këtillë asimetrike që ka për pikënisje pabarazinë e normuar midis Kosovës e Serbisë, sjell veçse marrëveshje të dëmshme, rrjedhimisht të papranueshme e të pazbatueshme. Andaj kjo gjen mbështetje vetëm te politikanë e zyrtarë që nuk përfaqësojnë popullin, sikurse Thaçi e Hoti”, përfundon reagimin Kurti.
Një ditë më parë, i dërguari special i Presidentit amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell bëri të ditur se është arritur që të binden përfaqësuesit e dy vendeve për të ndaluar fushatat kundër njëra-tjetrës deri në mbajtjen e takimit në Uashington. Kjo deklaratë e Richard Grenell është mirëpritur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se mirëpret ftesën për rinisjen e dialogut nën drejtimin e Presidentit të SHBA. Ndërkohë e gjithë kjo ka ardhur në një moment kur përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur sot në Prishtinë për të negociuar për rinisjen e dialogut.
Lexoni gjithashtu:
Ushtria zvicerane ndërhyn për të dërguar në Prishtinë përfaqësuesin e BE për dialogun
Richard Grenell: Dialog Serbi-Kosovë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë
Ftesa për dialogun, Thaçi optimist: Kosova ka besuar te SHBA dhe ka dalë fituese
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës