Albin Kurti rendit 4 elementë të domosdoshëm për paqe dhe stabilitet në rajon
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për mediat pas takimit me kancelaren Merkel renditi katër elementë të domosdoshëm për paqe, stabilitet dhe siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Këta katër elementë janë:
- Sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve.
- Demokratizimi i cili mundëson media të lira dhe të pavarura dhe vepron kundër autokratëve
- Ballafaqimi me të kaluarën që nuk lejon të ketë kriminelë të luftës në liri e aq më pak në pushtet
- Reciprociteti, simetria, balanca e të drejtave të pakicave kombëtare, në kundërshti me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan.
Për dialogun Kosovë-Serbi, z. Kurti tha se janë dy shtete që zhvillojnë dialog për statusin e marrëdhënieve me njëra-tjetrën.
Albin Kurti theksoi edhe për një herë tjetër se statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm.
“Nga viti 2008 deri në 2012 pavarësia e Kosovës nuk ishte e plotë se mbikëqyrej ndërkombëtarisht. Janë vetë faktorët ndërkombëtarë, perëndimorë të cilët e hoqën mbikëqyrjen sepse thanë se është në rregull që Kosova të jetë e pavarur. Në Kosovë kemi stabilitet institucional”, tha Albin Kurti.
Albin Kurti tha se Kosova dëshiron të ketë marrëdhënie të mira rajonale e fqinjësore, mirëpo pa cenuar pavarësinë dhe territorin e saj.
“Ne jemi për marrëdhënie të mira rajonale e fqinjësore, mirëpo natyrisht që nuk mund ta kompensojmë as me shtetësi e as me territor Serbinë për humbjet si shtet që ja ka shkaktuar regjimi i Millosheviçit këtu e 2 dekada më parë”, tha Albin Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta