Kurti: Revolta për vrasjen e Klodian Rashës flet qartë, s’bashkëjetohet më me këtë politikë të korruptuar

15 Dhjetor 2020 | 19:35

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti ka bërë një reagim lidhur me vrasjen e Klodian Rashës në Shqipëri nga forcat e policisë. Z. Kurti thekson se revolta është e qartë dhe kërkon largimin e kësaj klase politike të korruptuar. Sipas liderit të VV-së ky është momenti që politikanët në pushtet të kuptojnë se kanë sjellë zhgënjim tek qytetarët por edhe tek ndërkombëtarët.

“Ngushëllime familjes e shoqërisë, dhe mbarë të rinjve shqiptarë, për Klodian Rashën, 25-vjeçarin të cilit ia morën jetën në rrugicën pranë shtëpisë së tij. I kam ndjekur me vëmendje nga mediat protestat dhe e kam ndjerë edhe në Prishtinë revoltën e të rinjve në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë. Thirrja “Drejtësi për Klodianin” ka bërë jehonë kudo mes shqiptarëve.

Ata që janë në majë të pushtetit politik e shtetëror, biznesor e mediatik, tash e kanë momentin e fundit që të kuptojnë se shumëçka që është bërë gabim deri më sot, ka prodhuar zhgënjim të madh. Janë zhgënjyer qytetarët tanë, rinia jonë, siç janë zhgënjyer edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë interes në forcimin e shqiptarëve”, shprehet ish-kryeministri i Kosovës.

Revoltën e të rinjve, z. Kurti e lidh dhe me emigrimin masiv duke nënvizuar se sinjali është i qartë se shqiptarët nuk e duan më këtë klasë politike që ka shkaktuar shumë padrejtësisë. Kreu i VV-së shton se ka ardhur koha që shqiptarët të kapërcejnë pengesat drejt demokracisë duke iu referuar largimit nga pushtetit të klasës së vjetër politike.

“Revolta rinore mund të mos ketë patur fjalime të sofistikuara mirëpo ajo foli e po flet qartë. Bashkë me fenomenin tjetër, emigrimin masiv, këto revolta po japin mesazhin se shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë më me këtë lloj sistemi politik dhe ekonomik korruptiv, që shkakton padrejtësi, pabarazi e prapambetje. Edhe në Kosovë jemi në të njëjtën pikë, por këtu ende nuk po shpërthen revolta, sepse është edhe një shpresë. Atë shpresë nuk do ta lëmë pa e bërë realitet.

Sigurisht, me angazhimin e shqiptarëve, e sidomos të rinjve, edhe në Shqipëri do të mundësohet rikthimi i shpresës, e ndryshimi i rrugës, larg korrupsionit dhe drejt zhvillimit. Shqipëria ka plot njerëz të ndershëm, të aftë e të palodhur, që u qan zemra për ta parë vendin e vet mirë, me demokraci e drejtësi. U duhet vetëm të nisin të organizohen e të strukturohen, për t’i kapërcyer pengesat e vjetra, dhe kam bindjen që shpejt do të ndodhë edhe ajo. Drejtësi për Klodianin do të thotë drejtësi e demokraci e mirëfilltë për Shqipërinë”, përfundon kreu i VV-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026