Aleksandër Çipa: Shoh një angazhim strategjik të SHBA në raport me Shqipërinë
Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, thotë se vendimi i DASH për të shpallur persona “non grata” është një proces shumë kompleks.
Ai pohon se kjo është në praktikë e cila pritet të shoqërohet me episode të tjera, ndërsa solli në vëmendje se në rajonin tonë ka pasur persona të shumtë, që janë shpallur si të padëshirueshëm nga SHBA.
“Unë kam një qasje pak më ndryshe, e shoh me komplekse atë çka po ndodh, ky është një prolog, sepse jam i sigurt që pas kësaj ne do të pasojmë me episode të një procesi tërësor. Ka ministra në rajonin tonë, që janë shpallur persona të padëshirueshëm për të hyrë në SHBA, një pjesë e personave të Agimit të Artë, në RMV, kemi rastin shqiptar dhe raste të tjera”, theksoi Çipa.
Ai shprehet se vendimi i SHBA për të shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha “person të padëshirueshëm” tregon se ka një angazhim strategjik në raport me Shqipërinë.
“Unë e shoh një angazhim pak më strategjik të SHBA në raport me Shqipërinë. Është një strategji, e cila është përfshirë në të ashtuquajturën në reformën institucioneve të sistemit të drejtësisë. SHBA janë prezente në rolin e pjesëmarrësit”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj