Në korrik do kemi një propozim për hartën territoriale, thotë Alibeaj
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur këtë të martë në selinë blu, për të diskutuar në lidhje me reformën territoriale.
Në mbledhjen e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ishin të pranishëm 16 deputetë.
Gjatë mbledhjes, Alibeaj ka deklaruar se këtë muaj do të evidentohen problematikat që lidhen me këtë reformë.
Ndërsa, deri në fund të muajit korrik, do të ketë një propozim konkret për mënyrën sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë.
Deputetët e pranishëm në mbledhjen e sotme ishin:
- Kastriot Piroli
2. Flamur Hoxha
3. Emilia Koliqi
4. Andia Ulliri
5. Dhurata Cupi
6. Gazment Bardhi
7. Sajmir Korreshi
8. Eralda Tase Bano
9. Zheni Gjergji
10. Ferdinand Xhaferraj
11. Enkelejd Alibeaj
12. Arbi Agalliu
13. Bledion Nallbati
14. Lefter Geshtenja
15. Orjola Pampuri
16. Xhelal Mziu
Ndërsa, mesditën e së nesërmes do të mbahet mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale.
Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se komisioni do të bëjë një analizë të ecurisë së deritanishme të ndarjes territoriale të vendit që u votua në korrik të 2014-s dhe hodhi idenë e organizimit të vendit në rajone.
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit