Alibeaj: Më 14 maj t’i japim fund trekëndëshit të Bermudës Rama-Meta-Berisha

2 Maj 2023 | 14:10

Enkelejd Alibeaj prezantoi këtë të martë kandidaten e Partisë Demokratike në Vuan e Dejës, Klomentina Drini.

Alibeaj foli për vështirësitë që pati kandidatja e Partisë Demokratike në këtë bashki për t’u future në garë përballë presioneve që u bënë nga faktorë të ndryshëm lokal e kombëtar.

“Unë besoj që kjo është sfida më e madhe që qytetarët e kësaj bashkie kanë kaq kohë që e kanë kërkuar dhe sot e kanë. Në 14 Maji është një sfidë e madhe jo thjeshtë dhe vetëm për Klomentinën. Klomentina sfidën e saj e ka fituar që nga momenti që mori përsipër në një moment të vështirë sakrificën për të kandiduar, por kjo është një sfidë për secilin nga qytetarët e Bushatit.”- tha ai.

Nga Vau i Dejës, Alibeaj iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj si një formë për të mbështetur largimin e trinomit Berisha-Meta-Rama, të cilët i quajti si trekëndëshi i Bermundësit të korrupsionit shqiptar në këto 30 vite.

“T’i japim jetë asaj brenge të madhe që shoqëria shqiptare  sigurisht shoqëria këtu në Bashkinë e Vaut të Dejës vuan. Vuan sepse nuk ka oferta. Nuk ka oferta politike, sepse ofertat politike janë një hipokrizi e madhe e këtyre 33 viteve. Na dalin vetëm në televizion. Del Berisha, Meta, Rama, Berisha, Meta, sikur ky popull, kjo shoqëri nuk paska energji të brendshme, nuk paska kreativitet për të nxjerr modele dhe figura të reja që të sfidojnë të shkuarën dhe të shohin drejt së ardhmes.”- u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026