Allison Guerriero: E denoncova Mcgonigal për tradhëtinë ndaj SHBA-ve, meje dhe gruas

5 Shkurt 2023 | 20:55

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, personi I cili denoncoi aferat e ish-agjentit të FBI-së ka rrëfyer në një interviste ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania, arsyet pse e denoncoi ish-të dashurin.

Ajo tha se arsyeja kryesore që e denoncoi është tradhtia që ai i ka bërë SHBA-ve duke punuar për rusët, por dhe tradhtia që i ka bërë asaj personalisht dhe gruas së tij.

Pjesë nga intervista:

Jonida: Je ndjerë e gënjyer apo e përdorur në mardhënjen me McGonigal?

Allison: Po, por e kam kaluar tashmë.

Jonida: A ju kishte premtuar që do të martoheshit bashkë? Çfarë planesh bënit?

Allison Guerriero: Nuk kemi folur për martesë. Nuk dua të jem aspak e martuar nëse do të doja të isha e martuar do ta kisha bërë vite më parë sepse jam 49 vjeç. Nuk doja fëmijë, më pëlqen të jem beqare më pëlqen shoqëria e një të dashuri dhe Charlie jepte një shoqëri të mirë, ishte sharmant.  Ishte tip i dalë dhe njerëzit tërhiqeshin prej tij nga ana shoqërore dhe donin të ishin përreth nesh sepse ne ishim të dy njerëz të tillë, dhe ishim të përfshirë në shoqërinë e lartë të New York, është një rrjet i mbyllur por i lartë i forcave të sigurisë. Doja vetëm të isha e dashura e tij.

Çfarë ju bëri të mërziteshit me McGonigal që më pas dërguar emailin?

Allison Guerriero: U mërzita sepse kur isha e dashura e tij mendoja që ai do të ndahej shpejt por nuk e kisha idenë që martesa e tij ishte paprekshme. Kur më tha që nuk ishte ndarë asnjëherë, nuk do të divorcohej asnjëherë dhe se kishte një jetë tjetër në Maryland ku shkonte një herë ose dy herë në muaj më ra bota sipër, u shkatërrova. Tani po që ndihem mirë sepse është një tradhëtar që ka dëmtuar njerëzit në SHBA dhe Shqipëri.

Si ishte marrëdhënia me familjen e tij?

Allison Guerriero: Kishte marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e tij shpenzonte kohë me ta njëherë apo dy herë në muaj me ta. Unë jam pak e tmerrshme për gruan e tij, për këtë kam shkruar edhe në rrëfimin që kam dhënë për Insider, më vjen keq çfarë i kam shkuar asaj gruaje. Nuk dua që familja e dhe fëmijët e tij të preken.

Ju i keni dërguar email të vazhdueshme gruas së tij. A është përgjigjur ajo?

Allison Guerriero: Ajo merrte në telefon babin tim dhe e ngacmonte atë ai asnjëherë nuk reagoi. Të dyja i kemi bërë keq njëra-tjetrës por janë në të kaluarën. Ajo pati edhe një padi kundër meje ku gënjeu që unë mund ti kisha shkaktuar vdekjen. Gruan e tij asnjëherë nuk e kam takuar. Më pas arritëm një marrëveshje dhe është pjesë e gjykatës në Maryland. Sa për telefonatat që I kam bërë, thjeshtë kam qenë e dehur dhe kam shtypur numrin e saj pa pushim.

A kishte njerëz të tjerë që mund të dinë të fshehtat e McGonigal?

Allison Guerriero: Kishte një shok të përbashkët që më tha që dinte se Charlie kishte një të dashur dhe unë i thashë se: Jam unë!

Sipas jush a është i fajshëm McGonigal?

Po

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026