Altin Hazizaj: Në Shqipëri 21% e fëmijëve deri 16 vjeç dhunohen seksualisht

18 Nëntor 2020 | 19:48

Izolimi për shkak të Covid-19 ndikoi në shtimin e rrezikut që i kanoset fëmijëve për abuzimin online në platformat sociale. Altin Hazizaj, përfaqësues i rrjetit për mbrojtjen e fëmijëve CRCA thotë se përveç ndërgjegjësimit të fëmijëve që vërehet në rritje, nevojitet edhe përfshirja e prindërve, që të mbrojnë fëmijët e tyre nga rreziqet që i kanosen online.

Z. Hazizaj tha se CRCA ofron një mjet specifik për denoncime nga vetë fëmijët për dhunë online që është “isigurt.al”. Ai tha se gjatë pandemisë ka pasur një rritje të konsiderueshme të denoncimeve për materiale pornografie me fëmijë.

“Vetëm për fundin e shkurtit deri në fund të majit kemi pasur mbi 5 mijë ankesa nga të cilat në 90% ishin për pornografi për fëmijët në një kohë kur zakonisht marrim 100 deri në 200 kërkesa”, u shpreh ai.

Sipas Hazizaj në Shqipëri ka një numër shumë të madh të fëmijëve që ngacmohen seksualisht duke thënë se një në dhjetë fëmijë bie pre e ngacmimit seksual.

“Shqipëria ka të dhëna të sakta sa i përket dhunës seksuale te fëmijët. Deri në moshën 10 vjeç rezultojnë se 2% e fëmijëve janë dhunuar apo ngacmuar seksualisht. Ndërkohë në qoftë se e krahasojmë me moshën 16 vjeç, shkon deri në 21% ose 1 në 10 fëmijë i përfshirë në dhunë seksuale”, u shpreh ai..

Hazizaj shtoi se, lidhur me dhunën seksuale ajo kryhet me një person të tretë të përfshirë. Si kategori më të prekura ai tha se janë familje me probleme sociale dhe ekonomike.

“Duhet të jetë dhe një person i tretë që të ndodhi një abuzim. Duhet një nënë ose një baba që nuk kujdeset për fëmijët ose që e dhunon vetë fëmijën. Thuajse në çdo rast të fëmijëve të abuzuar ka probleme duke nisur nga ekonomike, konflikte sociale, etj.

Shkalla e vërtetë e problemit nëse i lëmë njerëzit në varfëri ekstreme dhuna seksuale është prezentë. Nëse brenda një familje jetojnë shumë persona rritet mundësia për dhunë seksuale”, përfundoi ai.

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021