Altin Lala beson te Sylvinho: Shqipëria të ndjekë shembujt e Kroacisë dhe Marokut

25 Janar 2023 | 22:15

Përzgjedhja e trajnerit Sylvinho në krye të Kombëtares shqiptare shënon trajnerin e parë Brazilian që drejton kuqezinjtë.

Ai ka marrë aprovimin jo vetëm nga FSHF, por dhe emra të njohur të njohur që kanë shkruar historinë me kuqezinjtë.

Njëri prej tyre është dhe ish-kapiteni i kombëtares, Altin Lala, i cili pohon për median “Tribal Futboll” se Silvinjo do t’i arrijë objektivat e vendosura.

“Shpresoj që tani me trajnerin e ri të jetë një atmosferë ndryshe dhe e re rreth ekipit. Ne shpresojmë tani për më të mirën dhe se Sylvinho do të arrijë rezultatin që të gjithë duam. Duhet të përdorim shembujt e Kroacisë dhe Marokut. Nëse nuk sakrifikon dhe nuk jep gjithçka, është e vështirë të arrish rezultate. Në këtë sport, është e vështirë të ndryshohesh nga një trajner, nëse lojtari nuk dëshiron.”

Ndër të tjera, Lala shton se edhe ish-trajneri Reja e kreu misionin e tij te kuqezinjtë.

“Mendoj se Reja e kreu misionin e tij. Ai u dha mundësi shumë lojtarëve të rinj, kjo për faktin se shumë lojtarë tani kanë lindur jashtë Shqipërisë.”

Sylvinho ka nënshkruar një kontratë 18 mujore në krye të kombëtares shqiptare, ku objektiv është faza e grupeve në Europianin e 2024-ës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026