Nuk luan prej 1 viti, si i ‘mbijetoi’ Phil Jones ndryshimeve drastike tek United
Fil Xhons është lojtari më i veçantë tek skuadra e Mancester Junajtid, ku ka plot 12 vite. 30-vjeçari është i vetmi futbollist që i ka mbijetuar ndryshimeve tek djajtë e kuq, madje duke përcjellë disa trajnerë. Nga Ferguson e më pas me radhë Moyes, Van Gaal, Giggs, Mourinho, Solskjaer, Carrick, Ragnick dhe së fundmi Ten Hag.
Fakti interesant për qendërmbrojtësin është se ai nuk ka qenë asnjëherë në huazim, por gjatë gjithë kohës pjesë e të kuqve.
Ndeshja e fundit në të cilën Xhons ka qenë në stol tek Manchester Junajtid daton më 22 janar 2022, por sërish nuk u preferua nga trajneri asokohe Ragnick. Në pjesën më të madhe të kampionatit, Xhons detyrohet ta ndjekë skuadrën nga shtrati për shkak të dëmtimeve.
Lojtari anglez paguhet 5 mln euro në sezon edhe pse karriera e tij është ndërtuar në këtë mënyrë, por as nuk e mendon largimin nga djajtë, e madje skuadra nuk ka marrë ndonjëherë vendim për t’i treguar derën.
Në këto 12 vite, Fil Xhons është aktivizuar 169 herë me skuadrën ku ka arritur të shënojë dy gola. Ai është produkt i akademisë së Bllekbërn dhe ka luajtur vetëm në këto dy skuadra.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë