“Amanet mos t’i shesin”- Gruaja që ka veshje popullore shqiptare 200-vjeçare

28 Janar 2023 | 13:39

Veshjet popullore janë treguesit më të mirë të kulturës së një vendi. Në Shqipëri, fatmirërisht kemi shumë kostume të tilla, të ndara dhe sipas krahinave.

Gazetara e Euronews Ortenca Budlla, ka sjellë rastin e Vitore Lufit, një zonje e cila ruan me fanatizëm sot e kësaj ditë kostumet e vjetra popullore. Ajo thotë se veshjet që ka janë mbi 200 vjeçare. Sipas saj kërkesat për t’i blerë janë të mëdha, por ajo refuzon t’i shesë.

Gazetarja: Më thuaj pak ky është kostumi yt i nusërisë?

Vitore Lufi: Ka shumë, se është i nënës së nënës, mbi 200 vjet është këmisha…këto janë edhe më vonë, por vitet tani nuk i di.

Zonja Vitore Lufi, i ruan me fanatizëm veshjet e zonës së saj. Madje dhe në përditshmëri edhe sot e kësaj dite, vazhdon të mos i heqë këto rroba nga trupi i saj.

“I kam shumë merak me i pasë…të mira, të mira për të veshur nusen i kam tre, më shumë jo. Të thjeshta kam… janë dëmtuar aty në raft duke i mbajtur”, tha Lufi.

Copat që ajo ka të ruajtua, janë mbi 200 vjecare. Të trashëgurara brez pas brezi. Nuk kanë qënë të paktë kërkesat për t’i blerë, por vlera e këtyra kostumeve, nuk ka çmim, për zonjën Vitore.

“Kanë ardhur me i ble, këto të vjetrat nuk i shes unë”, thotë ajo.

Kanë kaluar mbi 47 vite që nga dasma e saj. Kohët kanë ndryshuar, ashtu dhe preferencat për veshjet e nusërisë.

“A pranojnë nuset e reja me u vesh këtu? Po njëherë dhe tu thonë hajde mi hiq me vrap mi burrneshë”, tha ajo.

Vitoja ka vetëm një amanet për fëmijët e saj të mos ia hedhin kostumet.

“Vetëm të mos i shesin. Me shku dëm kështu vetë të shkojnë por jo t’i shpërdorojnë apo t’i shesin”, përfundoi Lufi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026