Amazon: Kemi bllokuar aplikimet për punë! Agjentët e Koresë së Veriut po dërgojnë CV

23 Dhjetor 2025 | 19:59

Një drejtues i lartë i Amazon, Steven Schmidt  ka deklaruar se ka bllokuar më shumë se 1,800 aplikime për punë. Sipas tyre bllokimi i aplikimeve ka ardhur pas dyshimeve se agjentë të Koresë së Veriut kanë dërguar CV me identitete të vjedhura.

“Koreano-veriorët kanë tentuar të aplikojnë për punë në distancë në sektorin e IT-së duke përdorur identitete të vjedhura ose të rreme,” tha Schmidt.

Sipas tij qëllimi i agjentëve është të punësohen, të paguhen dhe t’i kanalizojnë pagat përsëri në vendin e tyre për të financuar programet e armatimit të regjimit. Autoritetet amerikane dhe të Koresë së Jugut kanë paralajmëruar për mashtrimet online të kryera nga agjentët e Phenianit.

Kompania shpjegoi se përdori një kombinim të mjeteve të inteligjencës artificiale (IA) dhe kontrolleve nga stafi i saj për të shqyrtuar aplikimet për punë.

Taktikat e përdorura nga mashtruesit janë bërë më të sofistikuara. Në veçanti, ata po hakojnë llogaritë joaktive të LinkedIn duke përdorur të dhënat e rrjedhura të hyrjes për t’i bërë ato të duken bindëse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungoi në lutjet mortore për babanë dhe paraardhësin e tij, ajatollahun Ali Khamenei, të mbajtura herët në mëngjesin e...
12:16 | 05/07/2026

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një incident me të shtëna që ndodhi në Coney Island, Brooklyn, New York, vonë natën...
11:14 | 05/07/2026