Fëmijët shqiptarë konsumojnë fruta dhe shumë pak perime
Fëmijët shqiptarë janë përmirësuar ndjeshëm sa i takon mënyrës së të ushqyerit. Studimet e fundit të hartuara nga OBSH për Evropën, kanë nxjerr në pah vendi ynë renditet I dyti sa I takon konsumit të frutave nga fëmijët, edhe pse ende ka nevojë të shtohet sasia ditore e tyre.
Specialistja e ISHP, Jolanda Hyska shprehet se 75% e fëmijëve shqiptarë konsumojnë fruta.
“Shqipëria rendite e dyta pas Portugalisë me një % të lartë të konsumit të frutave mes fëmijëve tanë dhe kjo është një arritje pozitive që përforcon shëndetin e fëmijëve. 75% e fëmijëve tanë konsumojnë fruta , mbetet punë për tu bërë sa I takon racioneve, që duhet të arrijmë në 5 racione sepse vetëm 1 në 5 fëmijë arrin ta plotësoj”, tha ajo.
Por perimet duket se nuk futen në listën e ushqimeve të preferuara të fëmijëve edhe pse ato janë më të ushqyeshmet.
“Sa i takon perimeve jemi në mesataren europiane tek 33% që do të thotë 1 në 3 fëmijë konsumon perime zarzavate,” shtoi specialistja.
Raporti I ushqyerjes së shëndetshme, ka nxjerr në pah se fëmijët shqiptar ushqehen kryesisht shëndetshëm, por ekspertët e shëndeti publik theksojnë prindërit duhet ta ruajnë këtë tendencë të ushqyerjes së shëndetshme madje duhet përforcuar edhe më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari me minë me telekomandë (EMRI)
Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 14:41 Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari me minë me telekomandë (EMRI)
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
- 13:52 Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
- 13:41 Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak