Ambasada amerikane në Kosovë përkujton ambasadoren e ndjerë Tina Kaidanow

21 Tetor 2024 | 21:34

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe pjesëtarë të Ambasadës amerikane në Prishtinë, kanë marrë pjesë në mbjelljen e një peme në oborrin e Ambasadës, si shenjë përkujtimi dhe nderimi të figurës së ambasadores së ndjerë amerikane, Tina Kaidanow.

Prej vitit 2006 deri më 2009 Kaidanow ka qenë shefe e misionit amerikan, dhe më pas ambasadorja e parë amerikane në Republikën e Kosovës.

“Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, dhe do të na kujtojë përkushtimin e saj të palëkundur për rrugën e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”, ka thënë Hovenier përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

Ajo ka vdekur më 16 tetor në moshën 59-vjeçare.

Si diplomate e karrierës, Kaidanow ka qenë e angazhuar disa herë në rajonin e Ballkanit, me qëllim të mbështjes së proceseve paqësore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të hënën se Kaidanow ka qenë diplomate e jashtëzakonshme, “e cila ka udhëhequr disa prej çështjeve më të sfiduese të politikës së jashtme në kohën e vet”.

Përgjatë karrierës, Kaidanow ka qenë e angazhuar edhe për rajonet e Greqisë, Turqisë, Qipros, Kaukazit dhe Afganistanit.

Në vitet e fundit ajo ka shërbyer si zëvendësdihmëse e Sekretarit të Shtetit në Byronë e Çështjeve Politiko-Ushtarake.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026