Ambasadori amerikan në Beograd: Urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill deklaroi se Kosova dhe Serbia në takimin në Bruksel treguan se janë “shumë seriozë për të ecur përpara” dhe se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë Sserbe duhet të zgjidhet më urgjentisht.
“Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe ka disa arsye për këtë, njëra prej tyre është se çështja ekziston për 10 vjet, dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, njerëzit (serbët në Kosovë) do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”, tha Hill për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se duhet ende shumë punë për të bërë, por pjesa më e rëndësishme e punës është zbatimi i marrëveshjes.
Hill tha gjithashtu se të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është çështja e negociatave ndërmjet dy vendeve.
“Dhe bashkë me rëndësinë vjen edhe urgjenca, duhet ta zgjidhin atë”, tha ai.
Sipas tij, Bashkimi Evropian ka investuar shumë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që ka “rëndësi historike”.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta