Ambasadori Bergner takim me Mirela Bogdanin, vlerëson rolin e KLP-së

3 Dhjetor 2025 | 18:03

Ambasadori gjerman, Bergner ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me Kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ambasada gjermane për mes një postimi në “Facebook” thekson se Bergner gjatë takimit nënvizoi rolin e rëndësishëm që KLP luan në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në Shqipëri.

Ai gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për punën e përkushtuar të KLP-së dhe inkurajoi Këshillin të kryejë detyrat e tij në mënyrë aktive, me përgjegjësi dhe vetëdije.

Bergner theksoi sërish rëndësinë e zgjedhjes së ardhshme të pasardhësit në detyrë të Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK.

“Nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të të gjitha niveleve dhe krimit të organizuar. Është e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs.

Ne kemi besim, se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026