Ambasadori francez largohet nga Nigeri 

27 Shtator 2023 | 15:54

Ambasadori i Francës në Niger, Sylvain Itte, është larguar nga Nigeri, thanë dy burime të sigurisë.

Ite u largua nga Nigeri rreth një muaj pasi junta ushtarake i kërkoi atij të largohej nga vendi, raportoi Reuters.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në mes të muajit se ambasadori francez në Niger po jetonte si peng në ndërtesën e ambasadës, duke akuzuar juntën për bllokimin e dërgesave të ushqimit në ambasadën franceze në vend.

“Ambasadori jeton me racionet ushtarake”, tha Macron në atë kohë.

Udhëheqësit ushtarakë të Nigerit i dhanë ambasadorit francez Sylvain Itte një ultimatum 48-orësh për t’u larguar nga Nigeri në gusht, pasi rrëzuan Presidentin Mohamed Bazum më 26 korrik.

Macron njoftoi gjatë fundjavës se ambasadori do të kthehej në Francë, si dhe tërheqjen e 1500 ushtarëve francezë nga Nigeri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026