Ambasadori Hill: Asociacioni, detyrim që del nga Marrëveshja e Brukselit

24 Janar 2023 | 19:16

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill deklaroi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është detyrim që del prej Marrëveshjes së Brukselit.

Sipas tij, Asosacioni është një element kyç për të ecur përpara në dialogun Kosovë-Serbi.

“Të gjithë negociatorët dhe ndërmjetësuesit, qoftë në Bashkimin Evropian, apo në Shtetet e Bashkuara, e kanë konfirmuar që ky është një detyrim që del nga Marrëveshja e Brukselit. Është element kyç për të ecur përpara.

Pastaj vjen ajo që thuhet në planin franko-gjerman, i cili gëzon mbështetjen e BE-së. Ai përfshin ide më të gjera që do të kërkojnë pak më shumë kohë”, ka thënë Hill.

Ai i ka bërë këto deklarata në ceremoninë e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi në mes të Serbisë dhe Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Hill ka thënë, po ashtu, se Asociacioni nuk mund të krijohet menjëherë, duke shtuar se është e nevojshme që të punohet në disa aspekte.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e...
20:41 | 13/07/2026

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë...
20:06 | 13/07/2026

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Dirk Schübel është emëruar Përfaqësues i ri Special i Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat...
12:44 | 13/07/2026