Ambasadori i BE apel politikës nga Gjirokastra: Bashkëpunoni për kodin e ri zgjedhor

16 Janar 2024 | 13:34

I pranishëm në qytetin e Gjirokastrës, Ambadadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka komentuar nisjen e procesit për reformën elektorale dhe Kodin e Ri zgjedhor.

Sipas tij, e rëndësishme është marrja parasysh e rekomandimeve të OSBE-ODHIR dhe konsensusi mazhorancë-opozitë.

“Për ne është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit të OSBE-ODHIR që mendoj se është normale, për ne ky mision ka pasur disa rekomandime dhe është normale që të ketë reagim për to dhe ju duhet ta bëni këtë reformë nëpërmjet një dialogu politik konstruktiv. Kjo është mbi të gjitha, të funksionojë demokracia parlamentare dhe mendoj se reforma elektorale është një nga ato raste kur duhet kontributi i të gjithëve, mazhorancës, opozitës, i të gjithë faktorëve, duhet të gjendet ky bashkëpunim”, tha ambasadori.

Ambasadori i BE-së ishte i pranishëm në takimin e hapjes së projektit “BE për ekonominë qarkulluese-menaxhimi rajonal i mbetjeve për zonën e menaxhimit të mbetjeve Gjirokastër-Vlora e Jugut”. Për këtë projekt nga BE-ja është caktuar një financim prej 19 milion euro për mbështetjen e bashkive të këtyre zonave për të krijuar një infrastrukturë moderne të mbetjeve të ngurta që përputhet me standardet e BE-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026