Ambasadori i SHBA i kërkon Serbisë të rreshtohet me Perëndimin

24 Prill 2026 | 12:55

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ka porositur se Serbia duhet të përmbahet nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me partnerë të pasigurt, duke theksuar se e ardhmja strategjike e Serbisë, duhet të jetë “e rreshtuar me Perëndimin”.

“Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur”, shkroi ai në X më 23 prill, duke theksuar se këtë mesazh ia përcolli presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një takimi në Beograd të zhvilluar një ditë më parë.

Serbia, as katër vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, nuk i është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës.

Po ashtu, Beogradi nuk ka hequr dorë as nga lidhjet politike me përfaqësuesit e pushtetit në Rusi.

Whitaker gjithashtu tha se me Vuçiçin ka pasur një takim konstruktiv për “nisjen e një epoke të re në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë”.

“E vlerësojmë rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe presim me padurim stërvitjen e përbashkët të Serbisë dhe NATO-s në maj”, tha ai.

“Por, isha i qartë: bashkëpunimi i Serbisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me partnerë të pasigurt krijon varësi strategjike afatgjatë, nga e cila është e vështirë të çlirohesh, dhe e ndërlikon bashkëpunimin e ardhshëm”, shtoi Whitaker.

Më herët, Vuçiç ka thënë se me ambasadorin e SHBA-së në NATO ka diskutuar për çështjet e sigurisë dhe politikës rajonale dhe për raportet mes Beogradit dhe Uashingtonit.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar në raportin e tyre vjetor se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me tensione të shtuara politike dhe ndikime të jashtme, duke vënë në pah veçmas rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit.

Në raportin e publikuar më 18 mars u tha lufta në Ukrainë ka thelluar ndarjet mes Perëndimit dhe Moskës, gjë që reflektohet edhe në Ballkan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro! Arrestohen babai dhe njerka

Dy djem të mitur, të moshës 8 dhe 10 vjeç, janë gjetur të vdekur brenda një makine të mbyllur në Qipro, pasi dyshohet se ishin...
11:51 | 29/06/2026

Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë një efektiv policie, Rexhep Gashi, i cili u godit në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Policia e Kosovës...
10:35 | 29/06/2026

Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi se vendi i tij “do ta rrisë numrin” e raketave kineze CM-400, si dhe do të blejë avionë të...
10:12 | 29/06/2026