Ambasadori izraelit: Armëpushimi me Hezbollahun mund të arrihet brenda disa ditësh
Ambasadori izraelit në Uashington tha se një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit mund të arrihet “brenda ditësh”.
Ambasadori Mike Herzog tha për radion e ushtrisë izraelite më 25 nëntor se ka “pika që duhen finalizuar”. Por, ai tha se “ne jemi afër një marrëveshjeje” dhe se ajo “mund të arrihet brenda ditësh”.
Në mesin e çështjeve që mbeten të pazgjidhura është edhe një kërkesë e Izraelit që thotë se shteti rezervon të drejtën të veprojë nëse Hezbollahu shkel obligimet nga marrëveshja e re. Marrëveshja synon të largojë Hezbollahun dhe trupat izraelite nga jugu i Libanit.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Hezbollahu nuk i është përmbajtur një rezolute të Kombeve të Bashkuara që i dha fund luftës së vitit 2006. Në këtë rezolutë, palët kishin bërë kërkesa të ngjashme. Libani po ashtu ka akuzuar Izraelin se ka shkelur këtë rezolutë.
Ende është e paqartë nëse Libani do të pranojë kërkesën e Izraelit.
Optimizmi rreth arritjes së një marrëveshjeje vjen pasi i dërguari i SHBA-së mbajti bisedime me palët javën e kaluar, me synim që të arrihet një marrëveshje.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren